Qaqi largohet nga Laçi: Doja ta mbyllja me trofe

Mbrojtësi: Jam rritur shumë si lojtar këtu, për të ardhmen do të vendos së shpejti, pasi kam dhe oferta nga jashtë

Laçi ka mundur që të sigurojë një biletë për në turin e parë kualifikues të Europa League. Skuadra e teknikut Gentian Mezani u rendit e katërta në Superiore dhe luajti finalen Kupës me Skënderbeun kampion në fuqi, por nuk mundi që ta mbyllte me trofe një sezon, që sërish mund të konsiderohet i suksesshëm. Nuk ka shumë kohë për pushime, pasi puna për edicionin e ri do të nisë menjëherë, kjo për faktin se ndeshjet e Europa League-s luhen në korrik. Laçi shpreson që të ketë një short sa më të lehtë, në mënyrë që të avancojë ndonjë tur, për të arkëtuar sa më shumë të ardhura. Bardhezinjtë mendojnë për skuadrën që do të ndërtojnë sezonin e ardhshëm. Si fillim skuadra duhet të bëjë llogaritë me grupin aktual. I larguari i parë nga veriorët është mbrojtësi Harallamb Qaqi.

QAQI

24-vjeçari luajti sezonin e dytë në Laç, por aventura si bardhezi ka ardhur në fund, diçka që është paralajmëruar nga gazeta dhe pak ditë më parë. Është vetë lojtari këtë herë që për “Sport Ekspres” deklaron se do të nisë një aventurë të re diku tjetër. Vetëm fjalë pozitive nga anën e Qaqit për skuadrën kurbinase, të cilës i uron shumë sukses në të ardhmen dhe thekson se është rritur shumë gjatë kësaj periudhe. Po ashtu mbrojtësi flet dhe për të ardhmen, ku ka disa oferta nga jashtë, megjithatë për momentin, po mendon vetëm për pushime: “Më ka përfunduar kontrata me Laçin dhe jam lojtar i lirë. Për momentin kam disa oferta nga jashtë, por ende nuk kam vendosur se ku do ta vijoj karrierën. Po mendoj të pushoj pak dhe më pas do të vendos. Këto dy vite në Laç më kanë shërbyer për t’u rritur si lojtar. Do kisha pasur dëshirë ta mbyllja më trofe, por nuk e fituam dot Kupën. Gjithsesi kemi mbyllur një sezon të suksesshëm dhe shpresoj që Laçi të vijojë në këtë rrugë”, përfundoi mbrojtësi Harallamb Qaqi. 24-vjeçari ka qenë një nga “shtyllat” e skuadrës dhe nuk do të jetë dhe aq e lehtë për ta zëvendësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online