Bajerni i Mynihut ka mposhtur 2-0 Verder Bremenin dhe e ka çuar në 14 numrin e fitoreve rresht ndaj këtij rivali.
Robert Levandovski shënoi dy gola në pjesën e dytë, pas një dominimi të gjatë të Bajernit, që u konkretizua në minutat 72 e 75. Në superformë polaku, që ka shënuar 6 gola në 4 ndeshje në gusht, ndërsa është “gogoli” i Verderit, sepse i ka shënuar 12 gola në 9 përballjet e fundit.
Paraqitje mjaft e mirë e bavarezëve, që janë në rritje dhe duket qartë që në Bundesligë luajnë shumë lirshëm.
Në ndeshjet e tjera, Shtutgarti fitoi 1-0 ndaj Maincit, në ndeshjen e parë shtëpiake pas kthimit në Bundesligë, ndërsa humbi edhe një 11-metërsh të akorduar nga VAR-i i famshëm.
Fitore e artë edhe për Volfsburgun, triumfues 1-0 në Frankfurt, ndërsa Leverkuzeni e Hofenhajmi barazuan 2-2, në një ndeshje të bukur e me shumë raste për shënim. Identike sfida edhe në Augsburg, me vendasit që barazuan në minutat e fundit të ndeshjes.