Bajerni i jep suksesin e munguar në karrierë, Kejni ngre trofeun e tij të dytë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Harri Kejni ka thyer “mallkimin” që e ka përndjekur në karrierë. Megjithëse për vite me radhë është një nga sulmuesit më të mirë në botë, trofeun e parë e fitoi vetëm pak muaj më parë. Bajerni i Mynihut i solli suksesin e munguar në karrierë.

Pas titullit kampion të fituar në maj, sot 32-vjeçari ka marrë në duar trofeun e dytë në karrierë. Bajerni i Mynihut ka mposhtur Shtutgartin në finalen e Superkupës së Gjermanisë, ku Kejni dhe Luis Diazi vulosën triumfin 1-2. Mbetet për t’u parë nëse sezoni do të vazhdojë me të tjerë trofe për sulmuesin anglez./Sport Ekspres/