“Bajerni është më i forti me të cilin jemi përballur ndonjëherë”, Luis Enrike: Le të tregojmë se çfarë meritojmë

Luis Enrike ka folur për mediat në prag të ndeshjes së kthimit kundër Bajernit të Mynihut. Trajneri i PSG-së kujton faktin se në “Alianc Arena” ekipi i tij fitoi për të parën herë trofeun e Ligës së Kampionëve, sukses të cilin synon ta përsërisë edhe këtë sezon. Luis Enrike vlerëson Bajernin si ekipin më të vështirë me të cilin është përballur dhe kërkon mbështetjen e çdo tifozi të mundshëm për t’u kualifikuar në finale.

“Pikë së pari, ne gjithmonë kemi kujtime të mrekullueshme kur vijmë këtu. Kurrë nuk do ta harrojmë fitimin e Ligës së Kampionëve për të parën herë në këtë stadium. Është një stadium i nivelit të lartë dhe kualifikimi është një sfidë e vërtetë për ne. Çdo lojtar dhe tifoz i vetëm i PSG-së do të japi gjithçka, qoftë duke luajtur ose duke kënduar. Është koha për të dhënë edhe më shumë për të arritur një finale të dytë. Është e rëndësishme që të tregojmë se çfarë meritojmë dhe të vërtetojmë që jemi këtu.

Kur luan këtë lloj ndeshjeje, kundër një kundërshtari që është padyshim ekipi më i fortë me të cilin jemi përballur ndonjëherë, gjëja e parë që dua të shpreh është që kemi avantazhin e një goli. Por kjo nuk do të thotë asgjë në futboll. Kemi përvojë nga viti i shkuar. Gjithmonë synojmë që të përmbushim pritshmëritë e tifozëve tanë kundër Bajernitt ë Mynihut”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/