Dinamo e Zagrebit ka pësuar një nga humbjet më të thella në histori. Klubi kroat është mposhtur me shifrat e thella 9-2 nga Bajerni i Mynihut në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve. Trajneri i kampionëve të Kroacisë ka thënë pas ndeshjes se nuk ishte e lehtë një humbje e tillë, por sipas tij ky nivel i futbollit nuk i toleron gabimet si ato që kryen lojtarët e Dinamos së Zagrebit.
“Nuk kam dyshim që kam mbështetjen e ekipit. Kemi përjetuar në ‘knock out’ të fortë. Nuk është e lehtë, por çfarë mund të bëjmë tjetër? Ky nivel nuk i toleron gabimet që kemi bërë ne dhe duhet të mësojmë prej tyre. Bajerni është i pamëshirshëm. Ata bëjnë gjithçka që me përpjekjen e parë ose të dytë. Të gjithë mundën të na kalonin dhe na ndëshkuan në çdo gabim që ne bëmë. Boshllëku mes nesh është shumë i madh. Të gjithë ato gola, penalltitë, aftësitë e tyre për të lexuar lojën në fushë. Janë të pabesueshëm dhe, në këtë moment, shumë të mirë për në”, ka deklaruar Sergej Jakiroviçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/