“Baby” Kamza, zyrtarizohet një 20-vjeçar

Kamza ka zyrtarizuar afrimin e radhës. Drejtuesit e këtij klubi janë fokusuar tek të rinjtë dhe ditën e sotme ka nënshkruar sulmuesi Klevis Sadiku, i cili ka qenë pjesë e skuadrës së Kukësit. Me verilindorët ai u grumbullua nga Pakult në fazë përgatitore dhe luajti edhe titullar.

I riu më së shumti ka luajtur me ekipin e dytë të Kukësit dhe tanimë do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bledar Devolli te Kamza. Sulmuesi 20-vjeçar është grumbulluar në katër takime me verilindirët në Superiore, por pa mundur të debutojë.

Ndërkohë klubi i Kamzës ka njoftuar se marrëveshja me Sadikun është 2-vjeçare. Pritet që në ditët në vijim të ketë edhe të tjera afrime. Albi Koldashi është një tjetër element që pritet të nënshkruajë për skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *