Në “Neës 24” është bërë një reportazh sa i përket mënyrës së përjetimit të derbit Tirana-Partizani. Mes rrëfimeve të tifozëve ishte edhe trajneri Julian Ahmataj që shpjeguar më mirë përjetimin e lojtarëve, trajnerëve dhe mënyrën sesi sportdashësit ndikojnë në fushë. Më pas kishte vend edhe për një rrëfim personal:
“Nuk kanë qenë tifoz, por familjarët tanë janë bërë tifoz. Madje babai im nuk shikon më futboll kur jam unë se ndikon negativisht në gjendjen e tij shëndetësore, edhe mosha bën të veten. E ka të ndaluar që përjetojë emocione aq të mëdha.
Deri aty arrin pasi të afërmit e ndiejnë më shumë gjendjen tonë shpirtërore pas një humbje. Kur fitojmë jemi më të qeshur kemi më shumë harmoni. Mundohemi të vendosim perden për të ruajtur emocionet, por është e pamundur që në të shtëpi t’i ruajmë këto emocione”, ka thënë Ahmataj. /Sport Ekspres/