Babai i Nejmarit: Mungon të paktën 6 javë!

Vjen mjeku i kombëtares së Brazilit, krisja mes Nejmarit dhe PSG-së duket e qartë, pasi klubi francez refuzon të zbulojë dëmtimin real të tij

Mediat në Brazil kanë dhënë të parat lajmin e Nejmari do të operohet dhe do të kthehet në maj, or ndërkohë PSG nuk konfirmoi asgjë ditën e djeshme dhe trajneri Unai Emeri deklaroi se ylli i sulmit mund të jetë i gatshëm për mesjavën e ardhshme kundër Realit në Champions. Si është e vërteta? Nuk ka person më të besueshëm se babai i Nejmarit, në këtë rast, dhe deklarata e tij për ESPN Brasil i vë vulën: Nejmar nuk do të luajë javën e ardhshme. “PSG e di që nuk do ta ketë në dispozicion Nejmarin për 6-8 javë. Nuk ekziston asnjë opsion tjetër”. I ati i Nejmarit telefoni në një emision të televizionit të njohur sport për të sqaruar situatën e fenomenit brazilian, pas spekulimeve pa fund nëse nejmar do të luajë kundër Realit apo jo.

VENDOS MJEKU I BRAZILIT? Është një çështje e ndërlikuar, PSG fsheh dëmtimin e Nejmarit dhe duket se vetë braziliani dhe stafi i tij e mendojnë ndryshe. Zgjidhja? Nga Brazili vjen mjeku i kombëtares dhe ai do ta vizitojë dhe ndjekë nga afër dëmtimin dhe riaftësimin e yllit brazilian. Me sa duket, besimi te stafi mjekësor i PSG-së është zero dhe duket qartë që ka probleme mes Nejmarit e PSG-së. “Po presim të flasim me PSG-në për të zgjidhur situatën. Nuk është një vendim i Nejmarit, ai nuk është mjek dhe as unë nuk jam. Tani do të vijë mjeku i kombëtares së Brazilit dhe së bashku do të marrim një vendim, brenda së mërkurës. Nuk e dëshironim një situatë të tillë, por duhet të përpiqemi ta rikuperojmë Nejmarin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ajo që është e qartë është se PSSG e di që për të paktën 6 javë Nejmari nuk mund të zbresë në fushë”, sqaron babai i Nejmari. Hije polemike me drejtuesit e PSG-së dhe me trajnerin Emeri: “Askush nuk mund të mendojë që me këtë dëmtim Nejmari të ketë shanse të luajë kundër Realit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online