Avokatët e Maradonës, peticion për të riluajtur Inter-Juventus!

 

Vijojnë polemikat post Derbit të Italisë dhe, sidomos, nga krahu napoletan

“Inter-Juventus për t’u përsëritur!”. Avokatët napoletanë, Anxhelo dhe Serxho Pizani, në mbrojtje edhe të Diego Maradonës sa i përket problemeve të tij me tatimet në Itali, kanë lançuar peticionin për të kërkuar anulimin e ndeshjes Inter-Juventus, në “San Siro”. “Arbitrazhi ofendon vlerat e sportit. Do të prezantojmë një ekspozim me firmat e mijëra tifozëve jo vetëm të Napolit, për t’i kërkuar Federatës Italiane të Futbollit, ashtu si është bërë edhe në raste më pak të bujshme nga UEFA, për të dekretuar anulimin dhe përsëritjen e ndeshjes në Milano, e falsuar nga vendimet arbitrare të pajustifikueshme. Ajo që ndodhi në “San Siro” është e papranueshme dhe duhet dënuar me forcë. i drejtohemi institucioneve për të denonucar atë që ka ndodhur dhe kërkojmë të respektohen rregullat kundër, të udhëhequra në mënyrë të paligjshme që mund të falsifikojnë kampionatin dhe shkelur vlerat e sportit”, shkruhet aty, teksa avokatët vazhdojnë me sqarimin…

“Aksioni i madh ligjor, i bazuar në një nodel class-action amerikan, pra një kauzë grupi, është përcaktuar nga vëllezërit Pizani, aksioni i popullit kundër sistemit të zakonshëm të errët dhe paralajmërohet me dimensione të mëdha: mendojmë të mbërrijmë deri në 50 mijë firma dhe nuk do të jetë aspak e vështirë, duke parë zhgënjimin dhe mërzinë e të apasionuarve të vërtetë të sportit të shëndetshëm. Do të jetë një nga kauzat më të mëdha që janë mbështetur në Itali”.

“Procedimi ligjor, që, i pranueshëm ose jo edhe vetëm për njohuri, do të noterizohet te të gjitha organet institucionale dhe nuk ka si objektiv primar dëmshpërblimin ekonomik. Tifozët nuk duan para, dëshirojnë vetëm që të vihet drejtësia dhe rregullat sportive të jenë të barabarta për të gjithë. Ky mobilizim, paqësor dhe ligjor, shkon me hapa të njëjtë me vendimet të tjera të rastësishme, edhe më pak të bujshme të ndërmarra nga UEFA, si me anulimin e ndeshjeve të falsifikuara nga vendimet arbitrare të qarta. Jemi të gatshëm që të meditojmë, me pakt që të ketë një respektim të rregullave dhe që ndeshjet të mos karakterizohen më nga vendime të tilla të  klasës arbitrare°.

“Federatës, të cilës i kërkohet që të rivlerësojë çështjet e dyshimta dhe të anulojë ndeshjen e fundit të Juventusit, do t’i drejtohen jo vetëm tifozët interistë dhe zikaltër, por edhe të gjithë të dashuruarit pas futbollit të shëndetshëm, në mënyrë që të pranohet shkelja e rregullores së transparencës, korrektësisë dhe besimit. Dhe po Federatës, tifozët i kërkojnë që rregullorja të aplikohet e njëjtë në të gjitha ndeshjet. Ose të gjithë ose asnjëri”.

“Federata nuk mund të ketë sjellje që të ngjallin dyshime mbi principet e vlerave të sportit. Çdo tifoz ka të drejtë për një dëmshpërblim për dëmin e pësuar personalisht sa i përket spektaklit futbollistik. Kërkesës për anulim të asaj ndeshje do ti shtohet edhe një ekspozim ose kërkesë tjetër për shkelje sportive, apo avantazhe në sajë të gjykimit që ka pasur skuadra bardhezi gjatë këtij kampionati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *