Aventura e Edoardo Rejës në krye të ND Goricës ka zgjatur vetëm dy muaj. Trajneri italian ka përfunduar sot bashkëpunimin me klubin slloven. Lajmi përcillet nga klubi ND Gorica, që përmes faqes zyrtare në “Facebook” njofton se palët kanë ndërprerë kontratën mes tyre. Shkak janë bërë rezulutatet jo pozitive.
“Edoardo Reja nuk është më trajner i ekipit të parë. Në kërkim të zgjidhjes më të mirë për të ngritur lart kurbën e rezultatit, klubi dhe Reja ndërprenë bashkëpunimin reciprokisht. Në ND Gorica po mbarojnë punën edhe ndihmësit e tij, Sergio Porrini dhe Luigi Febbrari. Falënderojmë Rejën për përpjekjet e tij dhe i urojmë suksese në sfidat e ardhshme”, ka njoftuar klubi ND Gorica./Halit Delibashi-Sport Ekspres/