Aventura e Bekim Balajt në Rusi po shkon si mos më keq, ka statistikat e një mbrojtësi

Bekim Balaj zgjodhi që të rikthehej sërish në Rusi pasi doli jashtë planeve të trajnerit te Sturm Graz. Sulmuesi shqiptar e ka humbur tërësisht nuhatjen me portën kundërshtare dhe kjo u pa edhe në Austri. Megjithatë kjo aventurë e re me Novgrodov po shkon si mos më keq.

Në 10 takimet e para të kampionatit Balaj nuk e ka gjetur rrjetën në asnjë rast. Nga ana tjetër nuk ka munguar besimi i trajnerit të Novgrodov për Bekimin që shumë takime i ka nisur që nga minuta e parë. Në ditën e sotme sulmuesi do të futej në minutën e 46 ndaj Rubin Kazan, por sërish nuk arriti që të realizonte golin e parë në kampionat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *