Autopsia/ Vdekja e Astorit, për shkaqe natyrore

Davide Astori ka humbur jetën për shkak të “një vdekjeje kardiake pa ndonjë arsye të jashtme, me shumë gjasa me bazë bradiaritmike”, pra me shumë mundësi për shkaqe natyrore, sikur zemra të kishte ngadalësuar rrahjet.

Ky është përfundimi i parë i autopsisë të kryer në Padova mbi trupin e pajetë të futbollistit të pafat të Fiorentinës, i cili humbi jetën në natën mes të shtunës e të dielës, para ndeshjes së kampionatit në Udine. Në këtë mënyrë, Prokuroria ka firmosur në mënyrë që trupi i të ndjerit t’i kthehet familjes, që të enjten do të kryejë funeralin.

Autopsia mbi trupin e Astorit zgjati pak më shumë se tre orë dhe pas mesdite mjekët i dërguan raportin Prokurorisë së Udines, edhe pse është specifikuar se për diagnozën përfundimtare do të nevojiten kontrolle shtesë në rezultatet e autopsisë.

Ndërkaq, qyteti i Firences është në zi dhe flamujt në godinat publike flamuri i qytetit është ulur në gjysmështizë, ndërsa janë vendosur shenja zie në mjetet e transportit publik. Në Firence do të jetë ditë zie e enjtja, kur në orën 10 paradite do të zhvillohet funerali i kapitenit të Fiorentinës. Në orën 13 (numri i fanellës së futbollistit) do të mbahet një minutë heshtje në çdo vend pune, shkolla dhe dyqane, që janë ftuar të ulin qepenat për 10 minuta, deri në orën 13.10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online