HT| Kukësi 2-1 Botoshan
Shënues për Kukësin: Serran 9’, Karioka 37’
Kampionët kanë triumfuar në 45minutat e para në miqësoren e dytë në tokën austriake, ku po zhvillojnë përgatitjet në kuadër të ndeshjeve të turit të dytë të Champions League. Verilindorët e kanë parë veten në disavantazh pas vetëm 4 minutash .
Nuk ka zgjatur shumë gëzimi i Botoshanit, pas spanjolli Alberto Serran ka vendosur ekuilibrin, duke shënuar në ndeshjen e tij të parë si kuksian, në ekzekutimin e një goditje nga këndi.
Në të 25-ën, rumunët mund të kishin kaluar përsëri në avantazh, pasi kanë shpërdoruar një 11-metërsh. Vetëm 8 minuta para përfundimit të fraksionit të parë, braziliani Zhan Karioka i ka dhënë avantazhin kuksianëve. Mbetet për tu parë se si do të shkojnë 45 minutat e dyta.