“Autogoli? Nuk kam ç’të them, ndodh në futboll”, Vukiçeviç i lumtur me barazimin: Po tentoj të ndryshoj stilin e lojës

Laçi ka marrë një barazim në minutat e fundit të takimit të sotëm kundër Dinamos. Rodanoviç realizoi një supergol nga distanca, çka i vendosi shifrat në 1-1, Pas përfundimit të takimit trajneri i kurbinasve ka folur për mikrofonin e “Supersport”, ku ka komentuar barazimin me blutë e kryeqytetit. Dejan Vukiçeviç shprehet i lumtur me paraqitjen e sotme, nga e cila mëson se ekipi i tij mund të ngrihet shpejt pas një humbjeje.

Sa e vështirë ishte të ndryshonit sjelljen e skuadrës, pas humbjes ndaj Vllaznisë në javën e parë?

“Kjo është puna jonë. Është shumë e lehtë të përgatitësh një ndeshje pas një fitoreje, por vështirësia qëndron të motivosh djemtë pas një humbjeje. Kishim një punë shumë të vështirë këtë javë, por ia dolëm mirë. Jemi stërvitur shumë mirë, kemi analizuar kundërshtarin dhe jam i sigurt që e kishim përgatitur shumë mirë këtë takim. Jam i lumtur me atë që pamë në fushë, pasi kuptova që ky ekip mund të ringrihet shumë thjesht. Kemi kontrolluar ndeshjen dhe krijuam mundësitë tona për të shënuar me Zarubicën, por 15 minutat e fundit të pjesës së parë ishin të vetmet ku stonuam. Për autogolin nuk kam çfarë të them, pasi është diçka që ndodh në futboll, megjithatë besoj te cilësitë e lojtarëve, që punojnë shumë mirë dhe sot treguan karakter, me golin e barazimit, që ishte mjaft i bukur”.

U duk sikur Mazrekaj ndryshoi ndeshjen. Pse nuk luajti nga fillimi?

“Të gjithë i dimë cilësitë e Mazrekajt, por dimë që edhe gjendja e tij fizike nuk është më e mira, ndaj kur e nis nga fillimi, vuan me kundërshtarët e freskët. Fola me Mentorin dhe i shpjegova që do ta nisë nga stoli vetëm për zgjidhje taktike, pasi ka cilësitë e duhura për të bërë diferencën në 30 minutat e fundit”.

Sa informacion keni pasur për Laçin, para se të uleshit në pankinë? Sa larg mund të arrijë kjo skuadër?

“Shumë informacion. Kur shkon diku, duhet të dish shumë gjëra për atë vend ku shkon. Jo vetëm për Laçin, por edhe për historinë e vendit, traditën, kulturën, etj. Duhet të dish sa më shumë gjëra dhe unë e njihja mirë Laçin para se të vija këtu. Unë që ditën e parë erdha për të punuar dhe e dimë që na pret një rrugëtim shumë i gjatë, me shumë durim e punë, por ky ekip ka cilësi dhe mund të bëjë më mirë. Edhe të tjerët kanë cilësi në kampionat, por po tentoj të ndryshoj disi stilin e lojës, duke u përshtatur edhe me kundërshtarët, por gradualisht”, ka deklaruar Dejan Vukiçeviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online