Trajneri i Australisë në Kupën e Botës, Bert Van Marvejk, nuk do të vijojë në postin që mori në janar, kur pasoi Ange Postekoglun.
Finalisti i Botërorit 2010 me Holandën e ka përfunduar sot misionin e tij me “Kangurët”, pasi Federata Australiane e Futbollit ka dhënë njoftimin për mbylljen e marrdhënies.
“Falënderojmë Bert Van Marvejk për shërbimin e tij dhe i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”.
We would like to thank Bert van Marwijk for his service and we wish him all the best for his future endeavours. pic.twitter.com/w7jNJYeB2M
— Socceroos (@Socceroos) June 29, 2018
Australia ishte në grup me Francën, Perunë dhe Danimarkën dhe nuk arriti të kualifikohet, edhe pse luajti ndeshje mjaft të mira.