Antuan Grizamn është pa diskutim një nga yjet e Atletiko Madrid. Sulmuesi, i cili doli kampion bote, ndihet mirë në Madrid, ose më saktë tek Atletiko dhe nuk do që të ndryshojë aspak ambient edhe pse ka pasur jo pak oferta në drejtim të tij.
Francezi, veç Kupës së Botës triumfoi dhe në Europa League në fund të edicionit të shkuar dhe tani është gati për të rrëmbyer për të tjera sukses. Besnikëria e tij normalisht që një ditë do të shpërblehej, edhe pse ai është ende i ri. Pas largimit të Gabit, skuadra spanjolle ka bërë publike tre kapitenët e rinj dhe nuk mund të mungonte emri i Grizmanit.
Kapiteni i parë i Atletikos do të jetë Godin, ndërsa zëvendëskapiteni do të jetë Koke. Pas tyre do të jenë Grizamn si dhe Huanfran. Një vlerësim nga ana e klubit.
Our captains for this season are @diegogodin, @Koke6, @AntoGriezmann and @Juanfrantorres. Gabi, you have some incredible successors.#AúpaAtleti
— Atlético de Madrid (@atletienglish) August 14, 2018