Atletiko Madrid humb legjendën, e thërrasin milionat e Katarit

Atletiko Madrid nuk do të ketë më shërbimet e kapitenit Gabi. 34-vjeçari la ekipin bardhekuq në fund të këtij sezoni, pasi dëshiron të përjetojë një eksperiencë të re. Ai u largua nga Spanja për të nisur një aventurë në Katar.

Mesfushori ka nënshkruar me ekipin e Al Sadd. Ai do të bashkohet me ish-lojtarin e Barcelonas, Xavi Hernandez duke formuar një dyshe ëndrrash në kampionatin e Katarit. Nivelit dhe cilësia nuk do të jenë aspak të njëjta duke parë moshën e secilit, por të paktën tifozët mund të shijojnë prezencën e tyre në fushë.

Gabi largohet pas 7 sezonesh të luajtura me Atletiko Madridin. Kjo është aventura e tij e parë larg kampionatin spanjoll, pasi më herët ka luajtur dhe për Getafen dhe Real Zaragozën. Në total, 34-vjeçari ka 463 ndeshje në La Liga dhe ka shënuar 24 gola.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *