Atë që nuk e bëri dot Tirana, e realizon Drita e Gjilanit. Ekipet shqiptare kishin humbur të dyja me shifrat 1-0 në transfertë. Por nëse bardheblutë u mundën sërish në shtëpi me rezultatin 1-2, kjo nuk ndodhi me Dritën.
Skuadra e drejtuar nga Nuhiu fitoi 3-0 falë golave të Baftiut dhe dopietës së Mujat. Triumfi u arrit kundër finlandezëve të Inter Turkut në turin e parë të Conference League. Ndërkohë Inter Turku ka një vlerë prej 3.5 milionë eurosh në Transfermarkt, thuajse sa dyfishi i Dudelange./Sport Ekspres/