VIDEO/ Tirana largohet nga Champions League, vet.ëvritet me Dudelangen në stadiumin që i dinte çdo centimetër

Tirana lë Champions League-n pas vetëm një turi të zhvilluar. Shorti u rezervoi kundërshtarin më të lehtë në vazon e më të fortëve, por Dudelange tregoi se jo më kot ndodhej në atë vazo. Pas fitores minimale 1-0 në Luksemburg, miqtë triumfojnë edhe në Tiranë me rezultatin 1-2. Nëse për humbjen e parë faktor u bë fusha që nuk plotësonte asnjë parametër, këtë herë bardheblutë u vetëvr.anë në stadiumin që i njihnin çdo centimetër.

Kampionët e Shqipërisë e nisën vrullshëm dhe patën rastet e tyre në pjesën e parë, duke dhënë sinjale pozitive për një fitore. Por pjesa e dytë nisi tërësisht ndryshe për ta. Në minutën e 49, Bojiç merr një top në mesfushë dhe përparon i vetëm deri pranë zonës. Duke mos pasur presion nga mbrojtësit e Tiranës, lojtari provon goditjen nga larg dhe e dërgon topin në cepin e portës, duke shtangur kështu të gjithë të pranishmit në “Air Albania”.

Goli i Dudelanges pati një ndikim të dukshëm negativ te Tirana, që humbi ritmin e shfaqur në pjesën e parë. E si për të mos mjaftuar kjo, luksemburgasit ndëshkojnë sërish me anë të një supergoli nga Sinani në minutën e 61-të. Rezultati i përgjithshëm shkon 3-0 dhe Tiranës i duhet të mendojë për një mrekulli. Xhixha kundërpërgjigjet në minutën e 78 dhe ngushton diferencat, por reagimi vjen tepër vonë. Ndeshjanë “Air Albania” përfundon me rezultatin 1-2 për Dudelange-n, që së bashku me fitoren 1-0 në Luksemburg siguron kështu kualifikimin për në turin e dytë të Champions League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online