Në Kosovë ka shpërthyer tensioni pas ndeshjes mes Gjilanit dhe Prishtinës, që u fitua me shifrat 2- nga ekipi i Mezanit. Por gjykimi i takimit ka lënë të pakënaqur stafin e skuadrës kryeqytetase, që pas vërshëllimës së fundit kanë shkuar të debatojnë me arbitrat. Debati ka zgjatur gjatë dhe me tone të larta, gjë që ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë. Madje forcat e rendit kanë përdorur edhe spraj lotsjellës në fytyrën e trajnerit Armend Dallku.
Për këtë ngjarje ka folur në mikrofonin e “Supersport“ edhe një ish-mbrojtës i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri, i cili është ndihmësi i Dallkut në pankinën e Prishtinës. Curri e cilëson si një turp atë çfarë ndodhi dhe thekson se një trajtim të tillë nuk e kanë marrë as në natën e famshme të Beogradit me kuqezinjtë.
“Është një turp kjo që ndodhi këtu dhe Federata duhet të mbajë përgjegjësi me këta arbitra që cakton, që nuk dihet se kujt i shërbejnë. Atë që na kanë bërë këtu, nuk e kam parë as në Serbi kur kam qenë me Kombëtaren. Për ndeshjen nuk kam çfarë të flas, pasi të gjithë e panë që ishte një maskaradë”, ka thënë Debatik Curri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/