“Atanda “e eliminoi” Skukën, bilanci im me Partizanin është 90 me 10 në të gjitha ekipet e mia”! Shpëtim Duro: Të ishte për mbijetesë, nuk vija fare te Egnatia

Pak minuta më parë janë mbyllur dy takimet e Superiores. Tirana arriti që të fitonte pastër ndaj Kukësit në shifrat 4-1, ndërsa nga ana tjetër Egnatia ka befasuar Partizanin duke ia dalë me rezultatin 3-0. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Duro: “Kemi mundur Kukësin dhe Partizanin. Janë dy ekipe që janë investuar shumë, sidomos te Partizani që ishte edhe në vendin e parë. U kënaqa shumë pasi ekipi mu përgjigj në të gjitha aspektet. Dihen objektivat e Egnatias. Nuk kam ardhur për të luftuar për mbijetesë, se ndryshe nuk do të vija fare. Jam marrë shumë me Hotin dhe Skukën, i eliminuam. Atanda me Malotën e kanë mbyllur shumë mirë sot, ndërsa Hotin e mbylli Mëllugja. Ne kishim tre mugnesa shumë të rëndësishme, se po flisnit për mungesat e Partizanit. Ishim pa Xhekson, De Large, e kuptoni se çfarë mungesash janë këto? Kishim pak pasiguri në fillim, pastaj nuk mbaj mend ndonjë rast të Partizanit, vetëm në fund fare kur rezultati ishte 3-0. Në të gjitha ekipet që kam drejtuar, bilanci im me Partizanin është 90 me 10”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online