Me hapa gjigantë, Atalanta është futur në “Olimpin” e futbollit italian dhe këtë sezon po luan në Europa League, por në Bergamo kanë plane shumë ambicioze. Dje klubi italian prezantoi projektin e stadiumit të ri, me stadiumin aktual “Atleti Azzurri d’Italia” që do të rikonstruktohet tërësisht, duke kryer punime me një vlerë prej 35 milionë eurosh.
Tribunat do të ribëhen, me një total prej 24 mijë vendesh, ndërsa të gjithë sektorët do të mbulohen. Gjithashtu, parkim nëntokësor dhe hapësira komerciale. Prëfundimi i punimeve parashikohet për në vitin 2020, ndërsa presidenti Antonio Perkasi e ka konsideruar një hap epokal për klubin, që do të imitojë klubet më të rëndësishëm në Europë, sepse po punon edhe për rinovimin e selisë së klubit dhe kompleksit stërvitor.