Barazimi i regjistruar një javë më parë mes Sarajevos dhe Atalantës ishte një nga surprizat më të mëdha, pasi ndeshja për më tepër luhej në Itali. Nuk ka mrekulli për boshnjakët në ndeshjen e kthimit, pasi janë shpartalluar me rezultatin e thellë 0-8.
90 minuta të plota për portierin kuqezi, pasi është nevojitur vetëm në 2 raste ndërhyrja e tij. Në këtë mënyrë skuadra nga Bergamo avancon në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 2-10. Në raundin tjetër skuadra e Berishës do të ndeshet me fituesen e çiftit Hapoel Haifa (Izrael)/FH Hafnarfjordur (Islandë).
Golat në ndeshjen e sotme për ekipin italian u realizuan nga Palomino 5’, 39’, Gomez 15’, 28’, Masiello 18’, Barroë 51’, 70’, 87’.
Nga legjionarët në fushë ka zbritur dhe Kamer Qaka, i cili është aktivizuar në minutën e 59-të. Steaua e Bukureshtit me Rudarin. Skuadra e Qakës në rast kualifikimi do të ndeshet me Hajdukun e Splitit.
Po ashtu edhe Elis Bakaj është në fushë me skuadrën e tij, Shaktjor Soligorsk, por deri më tani ekipi i tij është në humbje.