“Ata rrinin me 6 lojtarë në mbrojtje”, trajneri i Suedisë nuk e përtyp dot humbjen 1-3 nga Shqipëria: Dukej si ndeshje hendbolli…

Shqipëria U-17 ka bërë një befasi të bukur në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Europianit. Kuqezinjtë arritën të përmbysnin ndeshjen kundër Suedisë në shifrat 1-3. Kjo nuk është përtypur dot në kampin kundërshtar, teksa janë ankuar për faktin se Shqipëria qëndronte në mbrojtje.

Trajneri i Suedisë, Augustson, e ka krahasuar ndeshjen e zhvilluar ndaj Shqipërisë me një ndeshje hendbolli, ku në fund nuk arrihet të kuptohet sesi dilet me humbje. “Nuk është kurrë qejf të humbësh, por ne kishim gjithçka në dorën tonë. Ishte krejtësisht një humbje e papritur për vetë mënyrën sesi dukej ndeshja.

Ne ishim pak të nxituar, por pasi luajtëm 30 minuta të para të shkëlqyera, ishim mirë edhe në 15 minutat e fundit. Shqipëria po qëndronte shumë mbrapa në mbrojtje, kishin pothuajse 6 lojtarë në prapavijë gjatë gjithë kohës. Ne kishim topin në zotërim, por dukej si një ndeshje hendbolli”, tha Augustson. /Sport Ekpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *