“Ata janë vërtetë të frikshëm”, Fabregasi tremben nga kundërshtari: Të bëjnë të dukesh keq në fushë

Komo e ka nisur me një fitore bindëse përvojën e parë në Ligën e Kampionëve. Ekipi italian mposhti Lajpcigun me shifrat 4-1. Fabregas ka folur për mediat pas ndeshjes, ku është ndalur edhe te kundërshtari i fundit në fazën e geupeve, Barcelona. Trajneri spanjoll është shprehur se Barça është e frikshme dhe të bën të dukesh keq në fushën e lojës.

“Barcelona është e frikshme! Janë të frikshëm, vërtet. Ata gjejnë gjithmonë zgjidhje. Barcelona të bën të dukesh keq, sepse janë në gjendje të gjejnë zgjidhje në çdo moment. Pavarësisht se cili lojtar hyn në lojë, niveli mbetet shumë i lartë”, ka thënë Çesk Fabregasi./Sport Ekspres/