Mbrëmja e sotme është historike për Komon. Klubi italian ka debutuar në Ligën e Kampionëve. Tieri Henri, njëri prej investitorëve të klubit, ka folur në studion e “Golazo” në “CBS Sports” në lidhje me këtë projekt ambicioz. Ish-sulmuesi i njohur u shpreh se nuk e kishin menduar kurrë se do të arrinin një sukses të tillë. Ai përmendi moshën e tifozerisë së Komos si për të treguar se çfarë përfaqëson ky klub.
“Nuk e kishim menduar kurrë se do të gjendeshim në një situatë të tillë, po ju them të drejtën. Njerëzit që po ndjekin ndeshjen janë të moshës 80-90 vjeç… Në thelb, kjo është ajo që përfaqëson klubi: të vepruarit për hir të komunitetit dhe tifozëve”. ka deklaruar Tieri Henri./Sport Ekspres/