“Ata as nuk po përpiqeshin të kundërsulmonin”, Alegri shpjegon arsyet e humbjes: Vijareali kishte 9 lojtarë në mbrojtje

Juventusi është shokuar në shtëpi nga Vijareali. Spanjollët fituan me rezultatin e thellë 3-0, duke eliminuar kështu bardhezinjtë nga Liga e Kampionëve. Alegri ka folur për mediat pas ndeshjes, ku ka theksuar faktin se kundërshtarët po mbroheshin me 9 lojtarë pas.

“Ne u përpoqëm ta lëviznim topin, Vijareali kishte nëntë lojtarë pas topit dhe as nuk u përpoq të kundërsulmonte në një fazë. Ne patëm rastet tona në pjesën e parë, ata synonin ose ta çonin këtë në kohën shtesë ose të shfrytëzonin sa më shumë incidentet”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online