Asnjëherë titullar, por Hebaj shënon sërish në Slloveni

0

Rubin Hebaj la Vllazninë verën e shkuar për të shkuar te Domzhale, ku është cilësuar nga klubi si një investim afatgjatë. Ka luajtur pak, titullar vetëm në kupë, por ndërkohë sulmuesi shkodran po u tregon të gjithëve sa vlen.

Edhe sot Hebaj e nisi nga stoli, sepse me një lojtar si Agim Ibraimi nuk ka shanse të kapë formacionin, por u fut në minutën e 76-të dhe 5 minuta më vonë shënoi golin e pestë të ekipit të tij, që fitoi 6-1 ndaj Aluminij.

Tre gola në më pak se 300 minuta në kampionat për Hebajn, si dhe një gol në kupë. Në mungesë të Abazajt, Shqipëria U-21 kishte boshllëk në sulm, por Alban Bushi duket se preferon lojtarë të tjerë, në një kohë që argumenti i minutazh it të paktë nuk qëndron, sepse Bushi ka grumbulluar edhe lojtarë që nuk luajnë dare në Serinë C italiane.

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.