Asnjë surprizë, Douglas Kosta qëndron te Juventusi

Paraqitjet e tij kanë qenë të shkëlqyera dhe Juventusi është bindur se ka bërë biznesin e duhur, ndaj ka vendosur ta blejë përfundimisht.

Sipas marrëveshjes me Bajernin, braziliani do të mbetej bardhezi nëse Juve paguante 40 milionë euro këtë verë.

Rendimenti i Douglas Kostës ka qenë perfekt në Serinë A dhe shifra është paguar menjëherë nga Juventusi, që ka njoftuar se Bajerni do të paguhet në dy këste dhe do të marrë edhe 1 milion euro bonus në varësi të ecurisë të lojtarit dhe Juves.

Për Bajernin është një shifër jo e vogël, por nga ana tjetër ne futbollin modern lojtarët cilësorë janë shumë të shtrenjtë dhe Juve ka dalë gjithashtu shumë  e kënaqur, duke firmosur deri në 2022 me mesfushorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *