“Asnjë portier shqiptar nuk di”, Bashkim Tufa kritikon Rexhepin e Partizanit: Nuk di të luajë futboll…

Bashkim Tufa ka kritikuar portierin e Partizanit, Rexhepin. Ky i fundit ishte fajtor në golin e pësuar me daljen e tij të gabuar, pavarësisht një penalltie të pritur më herët. I ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës”, Tufa u shpreh:

“Pa i hyrë në emra. Asnjë portier shqiptar nuk di të luajë futboll. Ata dinë të rrinë në portë, sot në futbollin modern, duhet të jesh futbollist. Portieri është sulmuesi i parë dhe mbrojtësi i fundit. Rexhepi nuk bëri gabim që doli, por nuk di të luajë futboll”, tha Bashkim Tufa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *