Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot dhe ka përcaktuar datën 7 shkurt 2018 si ditën e zhvillimit të punimeve të Asamblesë Zgjedhore të futbollit shqiptar. Kjo Asamble këtë radhë përveç pikave të rendit të ditës do të zgjedhë edhe organet e reja drejtuese të FSHF për 4 vitet e ardhshme. Punimet e Asamblesë do të zhvillohen në hotel “Adriatik” në Durrës ora 09:00.
Kjo do të thotë se pas një muaji do të kemi një president të ri të FSHF-së, ose konfirmim të Armand Dukës, edhe pse deri më sot as Duka dhe askush tjetër nuk ka dalë zyrtarisht me kandidaturë.
Është përfolur Bashkim Fino, por ka edhe emra të tjerë që qarkullojnë si sfidues të Dukës, por duket se gjithçka po bëhet në fshehtësi të plotë.