Pas fitores 2-1 arritur fundjavën e shkuar në kampionat, Milani nuk ka arritur të përsëritet ndaj Lacios, që ka marrë një barazim të çmuar 0-0 në San Siro, në gjysmëfinalen e vajtjes së Kupës së Italisë.
Një ndeshje jo e bukur, që ofroi pak emocione, thuajse të gjitha në fundin e ndeshjes, kur hapësirat në fushë u bënë të mëdha nga lodhja.
Milani nuk pati shkëlqimin e së dielës dhe në rastet e pakta që pati, Strakosha ishte gati, duke i thënë “jo” goditjes me kokë të Kutrones, ndërsa më pas Çalhanoglu goditi mbi traversë.
Pas një muaji ndeshja e kthimit, në Romë do të vendoset kush do të shkojë në finale.