Asnjë gol në Botëror, Zhirud: Më mirë kështu, por si kampion

Është një lojtar cilësor, i shërben shumë skuadrës, por nuk shënon shumë. Nëse Oliver Zhirud do të përkufizohej në bazë të rendimentit në Botërorin 2018, rezultati nuk do të ishte aspak i mirë. Gjashtë ndeshje të luajtura në turneun në Rusi dhe asnjë gol i shënuar. Nuk bëhej fjalë vetëm për rastësi.

Sulmuesi nuk realizoi asnjë prej goditjeve në portën kundërshtare, aq sa gjatë evenimentit u kthye edhe në një çështje mediatike, por jo për Francën, aty ku trajneri Deshamp vazhdonte ti besonte. Zhirud është golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e “bluve” me 32 gola në 84 ndeshje dhe pavarësisht “agjërimit” në Kupën e Botës, ishte vendimtar për skemat e Francës.

32-vjeçari luftoi dhe krijoi hapësirat e nevojshme që Mbape dhe Grizman të shënonin dhe ti fitonin ndeshjet. Shifra zero në listën e tij të golave nuk i bën aspak përshtypje dhe Zhirud nuk ka ndërmend që të bëjë polemika, ao ti përgjigjet kritikëve. Në deklaratën e dhënë për “L’Equipe”, ai tha: “Jam altruist, kam karakteristika të veçanta. Mendova se do të isha më i lumtur të shpallesha kampion bote edhe nëse nuk do të shënoja, sesa të realizoja 5 gola dhe të mos fitonim. Kështu shkuan gjërat, ky ishte fati im”.

Zhirud nuk ka asnjë peng, ndërsa tregon që nuk e mendon largimin nga futbolli dhe arsyet përse qëndroi te Çelsi: “Zgjidhja më e lehtë do të ishte të largohesha, të hiqja dorë. Por, jam i bindur se mund ti jap ende skuadrës. Kur të largohem nga futbolli, e di që do të më mungojë dhe për këtë arsye po mundohem të shijoj çdo problem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *