Karlo Mauro ka dhënë një intervistë për “Inter-neës.it”, ku ndër të tjera ka folur edhe për Kristjan Asllanin. Në intervistën e dhënë për gazetarin Mikael Mareska, ish-lojtari i Interit ka treguar se ia ka këshilluar Asllanin zikaltërve që në periudhën kur mesfushori shqiptar ishte pjesë e Primaverës së Emplit. Sipas tij, lojtari i Kombëtares kuqezi është i duhuri për të zënë vendin e Hakan Çalhanoglusë.
“E konsideroj një lojtar me mundësi të madhe për përmirësim. Duke qenë në një palestër si ajo e Interit, mund të përfitojë vetëm rritjen e tij. Kur punoja për Interin, e kam parë dhe e kam raportuar Asllanin 4-5 vite më parë, atëherë kur ishte ende në vitin e parë të Primaveras te Empoli. Për mua ai ka gjithçka për të qenë zëvendësuesi i Çalhanoglusë. Atij i mungon përvoja, por mos të harrojmë se turku ka ndërruar role gjatë periudhës së tij te zikaltrit. Mund të mësosh shumë duke e parë atë, por gjithashtu duhet të kesh cilësitë e Çalhanoglusë, të cilat pak i kanë. Kam parë pak lojtarë në Europë dhe në botë që gjuajnë si ai”, ka deklaruar Karlo Muraro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/