Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në bllokun e shënimeve të klubeve gjermane. Lojtari shqiptar ka rënë në radarët e disa klubeve të Bundesligës. “Transfermarkt” njofton se Shtutgarti, Frajburgu dhe Verder Bremeni janë në radhë për shërbimet e futbollistit të përfaësueses së Kosovës.
Kartoni i Asllanit zotërohet nga Hofenhajmi, po aktualisht lojtari është në huazim në Elfesberg. Në 13 paraqitje të zhvilluara, 22-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Statistika mjaft të mira për Fisnik Asllanin, që mund të provojë veten në Bundesligë në merkaton e ardhshme./Sport Ekspres/