Asllani shpërbleu në mënyrën e duhur pozicionin e titullarit, Inzagi: Më dha përgjigje të shkëlqyera

Interi ka siguruar kualifikimin për në në çerekfinale të Kupës së Italisë pas fitores 2-1 në shtesa kundër Parmës. Titullar nga minuta e parë deri në të 120-n ishte edhe Kristjan Asllani, i cili ka zhvilluar një paraqitje mjaft pozitive. Inzagi ka marrë përgjigjen e duhur nga mesfushori shqiptar dhe lojtarët e tjerë që kanë pasur më pak minuta këtë sezon. Në deklaratën e dhënë për “SportMediaset” pas ndeshjes, trajneri i Interit ka pranuar se ka marrë përgjigjet e duhura nga ata që kanë luajtur më pak me fanellën zikaltër.

“Sot (dje) ishte një ndeshje e vështirë. Po zhvillonim një ndeshje të denjë dhe po qarkullonim topin më mirë. Pësuam me goditjen e parë dhe loja u ndërlikua. Por mora përgjigje nga ata që kanë luajtur më pak. Ata që u futën bënë shumë mirë. Ata që luajtën më pak dhanë përgjigje të shkëlqyera”, deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online