Kristjan Asllani pritet të jetë në fushë nga mintua e parë në përballjen kundër Fiorentinës. Edi Reja ia bën të qartë Interit se me Asllanin në fushë nuk ka përse të shqetësohet. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka treguar më tepër rreth mesfushorit 21-vjeçar. Reja është shprehur se lojtari shqiptar ka disa cilësi të jashtëzakonshme, megjithëse ka ende vend për t’u përmirësuar.
“Edhe nëse ka pak minuta, ai nuk ka humbur disa cilësi të jashtëzakonshme. Ai ka vizion, mendon vertikalisht, sheh dritën për të vendosur topin e duhur. Të zësh vendin e Çalhanoglusë nuk është e lehtë, por Interi mund të ndihet rehat me të dhe ai ende ka hapësirë të jashtëzakonshme për përmirësim.
Unë po flas për menaxhimin e topit dhe lojës, siç është normale. Megjithatë, duhet të pyesim veten se si të rritemi: do të mjaftonte të luanim më shumë. Kur i thashë se ishte pak i mbyllur te Interi, m’u përgjigj: ‘Zotëri, këtu mësoj çdo ditë…’. Ndoshta ka të drejtë, stërvitja me kaq shumë kampionë të jep diçka më shumë. Dhe në fund, me shumë vendosmëri dhe cilësi, ai do të gjejë hapësirën e tij.
A është më shumë djalë i mirë seç duhet? Ai ka një personalitet të madh në fushë, ku ka rëndësi. Kështu që unë do t’u thoja jo. Ai nuk ka frikë, në fakt ndonjëherë edhe duhet ta qetësosh pak. Nëse duhet t’i gjej një të metë është se, pikërisht për të demonstruar me çdo kusht se mund të jetë titullar, ndonjëherë e tepron në tentativën e goditjes. Këshilla është gjithmonë e njëjtë, luaj lehtë dhe e di që do të më dëgjojë…”, ka thënë Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/