Asllani ka zgjedhur Interin! Formula e transferimit mbetet dilema e vetme, Empoli i frikësohet rastit të Tonalit

Interi dhe Empoli janë duke negociuar për transferimin e Kristjan Asllanit. Talenti shqiptar është një nga objektivat kryesorë të zikaltërve, por përpos tyre në garë për kartonin e tij janë edhe Milani me Napolit. Megjithatë duket se dëshira e vetë lojtarit është Interi dhe dilema e vetme për të veshur fanellën e klubit të njohur italian mbetet formual e transferimit.

“Tuttomercatoëeb“ bën me dije se Marota po kërkon një huazim me të drejtë blerjeje në fund, ose pagimin e kartonit brenda dy sezoneve. Por Empoli i frikësohet përsëritjes së rastit të kalimit të Tonalit drejt Milanit. Për mesfushorin në fjalë kuqezinjtë paguan fillimisht një pjesë të kartonit në momentin e huazimit, por në fund të sezonit paguan një shifër më të ulët për blerjen e kartonit, teksa vlera e lojtarit në treg u ul ndjeshëm. Pikërisht kjo është situata që Empoli kërkon të shmangë, pasi synon të fitojë sa më shumë të ardhura nga shitja e Asllanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online