Asllani detyron Inzagin të rishikojë formacionin, as kthimi i Brozoviçit nuk e lëviz nga fusha

Kristjan Asllani po përshtatet në mënyrë të përkryer me Interin. Mesfushori shqiptar i ka lënë përshtypjet më të mira Inzagit me atë çfarë ka ofruar në stërvitje dhe në dy takimet miqësore. Vetëm pak ditë si zikaltër kanë qenë mjaftueshëm për 20-vjeçarin që të fusë në dilema trajnerin.

Asllani erdhi te Interi si zëvendësues i Brozoviçit, por tashmë as rikthimi i kroatit si titullar nuk e heq nga fusha. “La Gazzetta dello Sport” raporton se Inzagi po mendon të nisë miqësoren me Monakon me Asllani dhe Brozoviçin nga minuta e parë. Trajneri italian po përpiqet të krijojë sa më shumë plane loje për sezonin e ardhshëm dhe eksperimenti ndaj klubit francez do të tregojë nëse lojtari i Kombëtares shqiptare dhe Brozoviçi mund të përshtaten mirë përkrahë njëri-tjetrit në mënyrë që të luajnë së bashku në sfidat e sezonit të ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *