Sebastian Abreu është i vetmi futbollist në planet që ka veshur 28 fanella të ndryshme. Aventura e re futbollistit uruguaianin do të jetë në Brazil te skuadra e Rio Brankos, klub që militon në kategorinë e katërt braziliane, Serie D.
Abreu vazhdon të shtojë numra në rekordin “guinness” që mban si lojtari me më shumë transferime në planet, plot 32, së bashku me huazimet (është rikthyer disa herë në klubet e mëparshme). Përgjatë karrierës 23-vjeçare, uruguaiani ka luajtur në 11 shtete të ndryshme, ku klubet më prestigjioze ka qenë ato të Deportivo La Korunja dhe Real Sociedad në Spanjë.
Momenti më i famshëm i karrierës së Abreut është penalltia e realizuar ndaj Ganës në Botërorin “Afrikë e Jugut 2010”, pas atij 11-metërshi, i gjithë shteti i Uruguait shpërtheu në festë, pasi u përfaqësuesja kaloi në gjysmëfinale ku më pas u eliminuan nga Holanda.