Askush nuk del mbi Mesin te Barcelona, Bartomeu lë karriken e presidentit të klubit

Lionel Mesi është një legjendë e gjallë e klubit te Barcelonës, ku fjala e tij ka peshë të madhe. Koha e ka treguar se ai qendron sipër të gjithëve dhe askush nuk mund të dalë mbi të. Madje këtu nuk bën përjashtim as presidenti. Josep Maria Bartomeu ka dhënë më në fund dorëheqjen nga posti i tij si kreu i klubit katalanas.

Armiqësia e hapur me Mesin i ka shkaktuar shumë dëme, që së bashku me gjendjen e vështirë financiare në arkat e blaugranave si dhe me rezultatet e dobëta që e kanë përndjekur skuadrën që nga sezoni i shkuar, kanë bërë që Bartomeu të lërë karriken e presidentit ditën e sotme.

Lufta e tij për të qendruar në krye të Barcelonës ka qenë e gjatë, madje edhe një ditë më parë theksonte se nuk e çonte nëpër mendje që të jepte dorëheqjen. Por situata është përmbysur brenda 24 orëve dhe tashmë Barça duhet të zgjedhë një president të ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online