Kur fokusi i ditës së sotme ishte në ngritjen e çmimit të naftës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u përqendrua në një tjetër dimension. Në panairin e makinave ditën e sotme, ai premtoi se në Tiranë do të ketë një pistë “Formula 1”. Rama iu drejtua kritikëve, duke i kujtuar finalen e “Uefa Conference League”.
“Askujt nuk ja kishte marrë mendja se do të kishim në Tiranë një finale evropiane në futboll dhe e patëm. Po kështu besoj se nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri dhe të arritjes deri te një garë e Formulës 1, në një pistë me të gjitha standardet” – deklaroi Rama. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/