Asensio përfundon në infermieri, shkak… depilimi!

Futbolli modern mund të jetë shumë më i bukur dhe i shpejtë se ai i para disa dekadave, por të paktën në një drejtim futbolli “i lashtë” mbetet i paarritshëm dhe duhet kujtuar me nostalgji: burrat luanin futboll, nuk depiloheshin!

Tani moda është të zbresësh në fushë i depiluar totalisht, duke hequr vetullat e duke bërë tualet para çdo takimi, shihni Kristiano Ronaldon, për shembull.

Pastaj ndodhin edhe ngjarje qesharake si ajo me talentin e madh të Realit, Marko Asensio, i cili nuk do të luajë sot në mbrëmje kundër APOEL-it në Champions League, për shkak se i ka dalë një puçërr në këmbë dhe nuk ngre dot çorapet. Arsyeja? U pre pak me briskun e rrojës dhe i është infektuar plaga, raporton gazeta spanjolle ABC! Ku po shkon kjo botë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *