Asani-Partizani, thuajse e kryer

Mesfushori mund të konsiderohet si një lojtar i ri i Partizanit. 22-vjeçari ul pretendimet. Ai mund të federohet me Partizanin B

Mesfushori Jasir Asani me shumë mundësi mund të jetë lojtari më i ri i Partizanit. Palët janë shumë afër konkretizimit të marrëveshjes bisedimet kanë avancuar dhe tashmë palët po diskutojnë vetëm për çështje të ndryshme në kontratë. Ka qenë vetë mesfushori Jasir Asani që ka kërkuar me ngulm kalimin te Partizani, madje 22-vjeçari ka kontaktuar vetë me drejtuesit e kuq, pasi këta të fundit nuk kanë shfaqur interes vetë.
Vetëm 3 ditë më parë, nuk ka pasur asnjë kontakt mes Partizanit dhe Asanit, pasi ishte vetë lojtari që e deklaronte për “Sport Ekspres”. Megjithatë, së fundmi kontaktet kanë qenë më të shpeshta dhe tashmë mund të themi se Asani është lojtari më i ri i Partizanit. Vetëm ndonjë e papritur mund të prishë firmën.
ARSYEJA – 22-vjeçari ka qenë pa ekip dhe që pas largimit nga Vardari karriera e tij ka qenë në rënie. Të kuqtë e njohin shumë mirë si lojtar, pasi e kanë kërkuar edhe në merkatot e tjera. Duket se më në fund rrugët e tyre janë bashkuar, pasi edhe Asani ka ulur së tepërmi pretendimet financiare duke qenë në rrezik që të mbesë pa ekip deri në janar. Ai mund të luajë edhe për Partizanin A, pasi mund të federohet me ekipin B dhe pasi të marrë disa minuta atje, mund të jetë n% dispozicion të Julianos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *