“AS” shpjegon krizën e golave të Myrto Uzunit në La Liga: Nuk i japin më pasimet e ëndrrave si në sezonin e kaluar, tani duhet të sigurojë vetë “bukën e gojës”

Myrto Uzuni kaloi sezonin e ëndrrave në atë të shkuarin teksa u shpall golashënues me 21 gola në kategorinë e dytë. Pikërisht falë këtij sulmuesi, Granada u ngjit sërish në elitë. Por në këtë sezon, Uzuni po kalon një krizë duke shënuar 5 gola, dy prej tyre të ardhur nga penalltia.

“AS” ka shpjeguar më mirë këtë moment “JO” të Uzunit. “Janë disa situata që shpjegojnë këtë bilanc të Uzunit. Më kryesorja është fakti se shqiptari duhet të krijojë shanset për veten e tij, sepse ato topa të ëndërruara nuk i vijnë më. Sipas të dhënave të  BeeSoccer, nga tre krosime ideale në zonë për shënimi goli në një ndeshje, Granada përfundon vetëm një. Dhe aty nuk është gjithmonë Uzuni. Pra Uzuni duhet të sigurojë vetë “bukën e gojës”.

Kur Uzuni ka një mundësi shënimi, nuk vjen kurrë nga një pasim i saktë, por një gabim i mbrojtjes kundërshtare. Por pavarësisht golave të pakët, nuk mund të themi se Uzuni ka një formë të keqe. Ai ushtron presion në mbrojtjen rivale dhe është shumë e zakonshme ta shohësh duke punuar në mbrojtje. Është një nga lojtarët e Granadas që bën më shumë kilometra, mesatarisht vrapon 12 km për ndeshje”, shkruhet nga AS. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online