As “San Siro“ dhe as Interi nuk e trembin, në Itali ngrejnë lart figurën e Asllanit: Luajti si burrë ndaj Brozoviçit

Kristjan Asllani ka bërë një paraqitje pozitive kundër Interit. Mesfushori shqiptar nuk trembet nga “San Siro“, ku arrin të shënojë golin e dytë për Empolin. “Tuttomercatoweb“ e vlerëson talentin e Kombëtares kuqezi me notën 6.5, duke qenë kështu ndër tre lojtarët më të mirë të Empolit kundër Interit.

“Luajti si burrë ndaj Brozoviçit, duke e propozuar veten sa më shpejt që të mundet edhe në fazën sulmuese. Në pjesën e parë, në fakt përdor një nisje nga shpina e Fiamozzi-t, duke shënuar momentalisht 0-2”, shkruan “Tuttomercatoweb”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *