As rikthimi i Higuain nuk e heq nga lista, Sarri thërret sërish Vrionin për finalen e Kupës së Italisë

Xhakomo Vrioni po përjeton ëndrrën e tij me Juventusin. Talenti shqiptar prej kohësh është stërvitur pranë yjeve të “Zonjës së Vjetër” dhe ka pasur mundësinë të mësojë nga sulmues klasi si Ronaldo apo Dibala. Puna e mirë e shfaqur në stërvitje duket se ka sjellë edhe shpërblimin dhe ka bërë që të bjerë në sytë e Sarrit.

Tekniku i bardhezinjve ka vendosur ta përfshijë në listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për finalen e nesërme të Kupës së Italisë kundër Napolit. Kjo është ftesa e dytë për Vrionin në listën e ekipit A, teksa një të tillë e mori disa ditë më parë në gjysmëfinalen e luajtur ndaj Milanit.

Në atë takim Higuain nuk do të ishte i disponueshëm, por as rikthimi i argjentinasit në urdhërat e Sarrit nuk e ka larguar sulmuesin shqiptar nga lista e Juventusit për finalen kundër Napolit. Me sa duket Sarri ka plane për këtë sezon për Vironin dhe ndoshta mund të shohim edhe debutimin e tij në fushë me fanellën bardhezi përgjatë këtyre dy muajve tejet intensiv “zonjën e vjetër”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *