As Malaga dhe as Levante, në Spanjë flasin për ekipin e ri ku do të vazhdojë karrierën Armando Sadiku

0

Nga Klaudio Ndreca

Armando Sadiku e ka rigjetur veten te Malaga dhe ka fituar vendin e titullarit të padiskutueshëm. Në një nga ekipet e njohura në Spanjë, por që është pjesë e Kategorisë së Dytë dhe ka kaluar jo pak momente krize në këtë sezon.

Huazimi përfundon në fundin e këtij kampionati dhe kartoni i sulmuesit zotërohet nga Levante. Pra duhet të bëj kthimin në shtëpi, megjithëse dëshira është e madhe nga Malaga dhe vetë futbollisti për të vazhduar me të njëjtin ekip.

“Lasprovincias” shkruan se kjo marrëveshje nuk do të arrihet pasi Malaga nuk e ka mundësinë për të blerë kartonin e Sadikut. Ndërkohë që raportohet se disa klube nga Kategoria e Dytë janë mundësia dhe vendi se ku sulmuesi shqiptar do të vazhdojë në sezonin tjetër. Dëshira e lojtarit është për të mbetur në Spanjë dhe Levante nuk e ka më në plane për ta mbajtur në “La Liga”, por do të kërkojë ta shesë dhe të përfitojë nga kartoni i tij. /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.