“As Interi nuk e kupton sa i fortë është”, ish-lojtari italian: Asllani ka mendje superiore

Kristjan Asllani është lojtar i Interit. Mungon vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të vijë javën e ardhshme. Lele Adani ka folur për “DAZN”-in në lidhje me këtë transferim, duke lartësuar së tepërmi imazhin e mesfushorit shqiptar.

“Ai ishte gjysmë i panjohur deri para disa kohësh, tani e ka marrë Interi, një nga skuadrat më të forta në ligë. Me siguri ai është një lojtar me mendje superiore, që sheh korridore që të tjerët nuk i shohin, me personalitet.

Le t’i japim atij kohë për t’u vendosur dhe pastaj do të shohim. Mendoj se as Interi nuk e kupton se sa i fortë është, por tifozët do ta kuptojnë këtë”, ka thënë Lele Adani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online