Ishte në ajër prej ditësh, por duket se Stavri Nica nuk ka bërë asnjë hap pas, lë drejtimin e Teutës në mënyrë përfundimtare.
Ish-trajneri i Laçit u kthye në fund të dhjetorit në drejtimin e Teutës, aty ku nuk punonte prej shumë vitesh, por kthimi në shtëpi ka shkuar shumë keq.
Katër ndeshje me Nicën në drejtim, dy humbje e dy barazime, një skuadër e pakompletuar sidomos në sulm dhe të shtunën, pas humbjes ndaj Teutës, Nica tha “mjaft më”.
Drejtuesit u munduan t’i ndryshonin mendim, por dihet që Nica nuk është nga ata që ndryshon mendje kollaj.
Drejtimin e skuadrës e merr përkohësisht ndihmëstrajneri Ilir Biturku, njofton faqja e Teutës në Facebook, ndërsa klubi po kërkon trajner të ri.